Një zjarr i konsiderueshëm ka shpërthyer në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë, një rajon i njohur për terrenin malor. Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, e ka konfirmuar rastin për Klan Kosova.
Ai ka njoftuar se zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin.
“Sot në afërsi të fshatit Babaj Bokës, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin”, tha Elezaj.