Mali i Zi blen dronët e parë ushtarakë nga Sllovenia
08 korrik 2024
| 11:47
Ushtria e Malit të Zi është pajisur me dronët e parë ushtarak. Dronët janë blerë nga Sllovenia, e cila në bashkëpunim në mbrojtje të Malit të Zi, ia ka dhuruar sistemin e mbrojtjes ajrore BANS.
Dorëzimi i dronëve është bërë me 2 korrik nga ministrat e Mbrojtjes të Malit të Zi dhe Sllovenisë, Dragan Krapoviq dhe Marjan Sharec, në aeroportin ushtarak “Princi Danillo” në Podgoricë.