Mali i Zi goditet nga një tërmet tjetër
16 mars 2024
| 11:56
Një tërmet tjetër me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter e ka goditur Malin e Zi të shtunën herët në mëngjes.
Kështu ka njoftuar Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti u regjistrua në orën 06:11 dhe, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike Mesdhetare, epiqendra e tij ishte në afërsi të një komune të Nikshiqit, qytetit qendror të Malit të Zi.
Lëkundja nga tërmeti është ndier edhe Bosnjë e Hercegovinë.
Ndërsa të enjten, një tërmet 5.4 ballësh, e goditi Malin e Zi.
Lëkundja nga ai tërmeti u ndje edhe në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci dhe Shqipëri.
Përveç dëmeve materiale, nuk u raportua për të lënduar apo të vdekur.