Mali i Zi kap mbi një tonelatë drogë

27 gusht 2021 | 12:32

Policia e Malit të Zi ka njoftuar sot se ka konfiskuar mbi një tonelatë kokainë, sasinë më të madhe të drogës të zënë ndonjëherë në këtë shtet.

Droga ishte fshehur në një dërgesë me banane.

Policia po ashtu ka njoftuar se ka arrestuar dy persona.

Bastisja u krye në Mojanoviqi, një lagje në periferi të kryeqytetit Podgorica.

“Ne po bëjmë atë që kemi premtuar: Mali i Zi nuk do të jetë vend i krimit”, ka shkruar në “Twitter” zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq.

 

Mali i Zi është vend anëtar i NATO-s dhe ka hapur po ashtu negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Por, përpara se t’i bashkohet BE-së, ai e ka për detyrë të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi ka pranuar donacion…