Mali i Zi konfirmon dy rastet e para me koronavirus
17 mars 2020
| 20:24
Mali i Zi ka konfirmuar të martën mbrëma dy rastet e para të infektimit me COVID-19.
Kjo është bërë e ditur përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, të qeverisë malazeze. Aty shkruan se kryeministri malazez, Dushko Markoviq, i ka konfirmuar dy rastet e para.
Kujtojmë se Mali i Zi, deri më tani ka qenë shteti i vetëm në Evropë pa raste të koronavirusit.