Mali i Zi ndalon pirjen e duhanit në hapësira të mbyllura publike
14 gusht 2019
| 18:21
Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyllura publike. Sipas ligjit, që ka nisur së zbatuari nga 14 gushti, pirja e duhanit është ndaluar në të gjitha vendet e mbyllura publike, duke përfshirë kafetë, ndonëse për kazinotë vlen rregullore tjetër.
Ligji është miratuar në mënyrë anonime më 31 korrik, pasi ministri i Shëndetësisë, Kenan Hrapoviq, ka thënë se ligji kundër duhanit që është miratuar më 2004 nuk ka arritur pritshmëritë.
Hrapoviq ka thënë se zyra e tij “do të tentojë të zbatojë secilën pikë të ligjit”.