Mali i Zi nderon Amfilohien që lavdëronte lëvizjen çetnike dhe kriminelët e luftës
Organizatat joqeveritare Aksioni për të Drejtat e Njeriut (HRA), Qendra për Edukimin e Gruas dhe Paqes ANIMA dhe Qendra për Edukim Qytetar (CGO) thonë se janë të befasuar nga reagimi efektiv i Ministrisë së Kulturës dhe Medias, e cila dërgoi propozim, por edhe të Qeverisë së Malit të Zi, e cila në një kohë rekord dha pëlqimin për ndërtimin e memorialit kontrovers të të ndjerit Mitropolitit Amfilohi në Berane.
“Dhe për muaj të tërë ai ka injoruar memorializimet e paligjshme revizioniste në Pljevlja. Vlerësimi në dukje i dobët parazgjedhor në Podgoricë e bën të duket sikur i ndjeri Amfilohi duhet të tërhiqet për një grusht votash”, tha sektori i OJQ-ve.
Memoriali, theksojnë ata, është i diskutueshëm sepse mitropoliti thelloi ndarjet në shoqërinë demokratike malazeze duke kritikuar kombin malazez, duke mohuar personat LGBTIQ, gratë infertile, por edhe duke lavdëruar lëvizjen çetnike dhe kriminelët e luftës të viteve ’90, si dhe deklarata të tjera të diskutueshme.
Dje ministrat e partive minoritare të shqiptarëve dhe boshnjakëve në Mal të Zi, janë larguar nga seanca e Qeverisë për shkak të vendimit për ngritjen e përmendores së Mitropolitit të ndjerë të Kishës Ortodokse Serbe Amfilohi në Beran.
Ministrja e Kulturës dhe Mediave Tamara Vujoviq, së cilës është kryetar partie Beçiq, ka dorëzuar propozimin në Qeveri për dhënien e miratimit paraprak për ngritjen e memorialit për metropolitin Amfilohije të zonës bregdetare malazeze, para afatit.