Mali i Zi nuk ka ekstraduar ende dy të arrestuarit për krime lufte në Kosovë
Një fletarresti ndërkombëtar për krime lufte i kërkuar nga Kosova për të dyshuarit Z.V dhe I.B ka bërë që të njëjtit të arrestohen në një shtet fqinjë.
Mali i Zi ka arritur që të arrestoj këta dy shtetas kosovar, të cilët drejtësia vendore i kërkon për krimet e bëra gjatë luftës në vitet e 1998-99 në Kosovë.
Mirëpo për 61-vjeçarin dhe 48-vjeçarin procedurat e ekstradimit nga Mali i Zi në Kosovë, ende nuk kanë përfunduar.
Nga Prokuroria Speciale nuk ka treguar kohën se kur do të ekstradohen të njëjtit, por vetëm kanë thënë se për njërin prej tyre procedurat kanë nisur, e për personin tjetër do të nisin së shpejti.
“Ju njoftojmë se këta dy persona janë arrestuar në Mal të Zi, sipas letërrreshtimit ndërkombëtarë, për krime të luftës në Kosovë. Për njërin nga këta është iniciuar procedura e ekstradimit e për tjetrin do të iniciohet së shpejti procedura e ekstradimit dhe pritet që do të ekstradohen”, ka thënë Ekrem Lutfiu zëdhënësi në Prokurorinë Speciale.
Derisa ish sekratari i kësaj minitrie, Ardian Bajraktari, thotë se ekstradimi i personave të arrestuar në një shtet tjetër, varet nga mardhëniet e shteteve dhe se e gjitha është kompetencë e MD-së.
“Si rregull është janë shtetet përkatësisht ministritë respektive për drejtësi dhe duhet të kemi parasysh faktin se ekstradimi është cështje ekskluzive e vullnetit të shteteve nëse të njëjtit do ta bëjnë ose jo, si rregull kemi një numër të konsiderueshëm të shtetasve të cilët ekstradohen për tu ballafaquar me drejtësinë”, ka thënë Ardian Bajrakti, ish-sekretar në Ministrinë e Drejtësisë.
Nga Ministria e Drejtësisë një një përgjigje për RTV Dukagjinin kanë thënë se gjatë vitit 2022 nga vendet e tjera janë realizuar 31 ekstradime, ndërsa nga Kosova në shtete të tjera gjithsej 18.
“Gjatë vitit 2022 nga vendet tjera janë realizuar 31 ekstradime të personave të kërkuar nga gjykatat e Republikës së Kosovës, ndërsa nga Kosova për në shtetet tjera janë realizuar gjithsej 18 ekstradime. Totali 49”, ka thënë Ministria e Drejtësisë.
Rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte, nga institucionet vendore e ato ndërkombëtare. Krimet e luftës deri në vitin 2008 janë hetuar Misioni i Kombeve të Bashkuara, ndërsa nga viti 2008, nga EULEX-i.
Nga viti 2018, kompetencat për hetimin e krimeve të luftës, kanë kaluar në Prokurorinë Speciale të Kosovës, e cila ka edhe departamentin e posacëm për krime lufte.