Mali i Zi para kolapsit energjetik, Abazoviq shpërthen me kritika ndaj BE-së
09 shtator 2022
| 22:43
Mali i Zi, sikurse edhe shumë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, tani po importon rrymë me çmime 12 herë më të larta krahasuar me atë që paguajnë konsumatorët me faturat e tyre energjetike, ka thënë Abazoviq.
Ai ka kritikuar BE-në se nuk po përkrahë mjaftueshëm vendet jo-anëtare.
“Ashtu sikurse gjatë koronës, ne do të thahemi. Me gjithë respektin, ata na kanë ndihmuar disi. Por ne nuk jemi anëtarë të BE-së. Do të gjejmë një mënyrë tjetër për të tejkaluar këtë gjendje”, ka premtuar Abazoviq.
Ai gjithashtu ka thënë se gjatë vizitës në SHBA, do të takohet me Export-Import Bank (EXIM Bank). Ai ka thënë se shpreson të arrijë një marrëveshje financiare deri në fund të këtij muaji. /Kosovo.Energy