![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/Mal-i-Zu-600x360-1.jpg)
Mali i Zi përfshihet nga protestat kundër marrëveshjes me kishën serbe
05 korrik 2022
| 11:53
Me dhjetëra qytetarë protestuan para selisë së Qeverisë në Mal të Zi për të kundërshtuar marrëveshjen e paralajmëruar me Kishën Ortodokse serbe.
Marrëveshje pritet të bëhet me dije këtë të enjte nga kryeministri Dritan Abazoviç.
Protestuesit mbanin në duar pankarta të tilla si “Serbia po gllabëron Malin e Zi, do të jetë një luftë e vazhdueshme”, “Abazoviç, kishat na i morët me ligj dhe tani me marrëveshjen doni të na merrni ekzistencën dhe shpirtin”.
Qytetarët valëvisnin flamuj kombëtarë malazezë, si dhe flamuj të BE-së dhe NATO-s.
Presidenti Milo Gjukanoviç hodhi poshtë mundësinë e një marrëveshjeje të afërt mes qeverisë dhe Kishës Ortodokse Serbe, duke u munduar të ulë disi tensionet që kanë përfshirë shtetin ballkanik./euronews.al/