Mali i Zi shkarkon trajnerin serb

08 qershor 2019 | 08:56

Federata e Futbollit e Malit të Zi ka vendosur ta shkarkojë Ljubisa Tumabakoviqin nga pozita e trajnerit të ekipit kombëtar, pasi që nuk pranojë ta drejtojë skuadrën e tij kundër Kosovës.

Pas presionit të madh politik nga Beogradi, trajneri serb Ljubisa Tumbakoviq dhe ndihmës trajneri i parë, Sasa Jankoviq, u tërhoqën pak orë para ndeshje skundër Kosovës, së bashku me dy futbollistë të tjerë.

Mali i Zi u udhëhoq në këtë ndeshje, që përfundoi me rezultat 1:1 në odgoricë, ish-futbollist i kësaj Kombëtareje, Miodrag Dzudovic.

E përditshmja malaziase, Vijesti, raporton se Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Malit të Zi vendosi ta shkarkojë Tumbakovicin, pasi që ai e shkeli kontratën që e kishte me federatën në fjalë.

“Anëtaret e Bordit Ekzekutiv morën vendim unanim për ta zëvendësuar Ljubisa Tumabkovicin për shkak të vendimit për të mos e drejtuar skuadrën e Malit të Zi, që ishte një befasi e padëshiruar dhe një shkelje e obligimeve profesionale të kontratës”, shkruhet në deklaratën e Federatës malaziase.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i majtë i skuadrës, Azem Bejta, ka vazhduar bashkëpunimin…