Mali i Zi shpall ‘non grata’ një diplomat rus

04 mars 2022 | 14:20

Ministria e Punëve të Jashtme e Mali të Zi ka bërë me dije se ka shpallur “non grata” një diplomat të akredituar në Ambasadën e Federatës Ruse.

Ambasadorit rus i është dorëzuar sot një notë formale për atë vendim, ku parashikohet një afat prej 72 orësh për t’u larguar nga vendi, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.

“Arsyeja e marrjes së këtij vendimi është vlerësimi i organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për aktivitetet e diplomatit rus, të cilat janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjergj Dedaj Rusia po bënë krime dhe gjenocid në Ukrainë,…