‘Mali i Zi s’mund të krijojë qeverinë sepse Vuçiqi po e pengon Spajiçin përmes Abazoviqit dhe Milatoviçit’

03 tetor 2023 | 13:15

Sipas Kryetarit të Akademisë Rajonale për Zhvillim të Demokracisë me bazë në Novi Sad, Balsha Bozhoviç, Milojko Spajiç nuk mund të krijojë qeverinë e re në Mal të Zi, sepse këtë “e pengon” Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Siç thotë ai, këtë kreu serb po e bënë përmes kryeministrit me mandat teknik të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, dhe presidentit malazez Jakov Milatoviç.

“Synimi i Vuçiç-it është një qeveri me (Milan) Knezheviç-it dhe (Andrija) Mandiç-it [të njohur për orientimin e tyre pro-ruso-serb]”, ka shkruar ai në X.

“Në ditën e festës së (Millorad) Dodik-ut, Mandiç deklaroi se e konsideron Republikën Srpska si shtet”, shtoi.

Tutje, Bozhoviç theksoi se Knezheviç “u ka shkruar një këngë vrasësve të policit shqiptar nga Kosova”, kjo pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Këto komete ai ka bërë në një kohë kur në Mal të Zi janë duke u zhvilluar negociatat për krijimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

Si mandatar është caktuar fituesi i këtyre zgjedhjeve, lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Milojko Spajiç.

Nga ana tjetër, një propozim për formimin e qeverisë së re, të quajtur Mali i Zi në Bashkimin Evropian, ka ardhur nga presidenti Milatoviç, i cili është edhe nënkryetar i Lëvizjes Evropa Tani.

Milatoviç nuk është pajtuar me mënyrën se si Spajiç i ka zhvilluar deri më tani negociatat.

Spajiç ka bërë të qartë se në ekzekutivin e drejtuar nga ai nuk do të jetë Partia Demokratike e Socialistëve, Lëvizja Qytetare URA – që drejtohet nga Dritan Abazoviç, si dhe koalicioni për të Ardhmen e Malit të Zi – të njohur për orientimin e tyre pro-ruso-serb.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës i konsideron të…