Mali i Zi thotë se formimi i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë gradual
18 dhjetor 2018
| 16:15
Formimin i Ushtrisë së Kosovës duhet të jetë një proces gradual dhe të kontribuojë në stabilitetin e rajonit, kanë thënë zyrtarë të Malit të Zi.
Ministri i Punëve të Jashtme, Srgjan Darmanoviq, ka thënë se as Mali i Zi, por as NATO asnjëherë nuk kanë kundërshtuar të drejtën e çdo vendi që të ketë ushtrinë e vet, raporton “Rel”.
“Sekretari i NATO-s paralajmëroi që ky proces të jetë gradual, i hapur, gjithëpërfshirës dhe të sjell stabilitet në rajon, në mënyrë që bashkëpunimi i NATO-s me Kosovës të vazhdojë. Kështu që mendoj se kjo është një qasje realiste të cilën e kemi theksuar disa herë deri më tani” ka thënë Darmanoviqi.