Mali i Zi vendos masa të reja kufizuese kundër Covidit
20 gusht 2021
| 13:25
Për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Malin e Zi, janë miratuar masa të reja kufizuese.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se për të hyrë në Mal të Zi, secili qytetar duhet të ketë me vete një nga katër provat, dëshmi të vaksinimit (një ose të dyja dozat), një test negativ PCR jo më i vjetër se 72 orë, dëshmi e Covid-19 ose një test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Masat e reja në ketë shtet hyjnë në fuqi nesër dhe vlejnë deri më 10 shtator.