Mali i Zi dëbon një diplomat rus
28 mars 2018
| 13:03
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur person të padëshirueshëm një diplomat të akredituar në Ambasadën e Rusisë në Podgoricë.
Përmes një postimi në “Twitter”, Qeveria malazeze ka sqaruar se diplomati rus ka shtatë ditë kohë për t’u larguar nga Mali i Zi.
Qeveria në Podgoricë po ashtu ka theksuar se i ka tërhequr pajtimin për veprim Konsullit rus të nderit.
Këto veprime vijnë në koordinim me masat që kanë ndërmarrë vendet e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s kundër Rusisë, të cilën Mbretëria e Bashkuar e fajëson për një sulm me gaz nervor në tokën e saj. (Rel)