Mali i Zi paralajmëron mundësinë e korrigjimit të kufirit me Kosovën

18 shkurt 2018 | 19:30

Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët, respektivisht aneksit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit mes Malit të Zi dhe Kosovës, është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve.

Kështu thuhet në deklaratën e sotme të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, sipas të cilës deklaratë ka mbetur mundësia për korrigjime eventuale teknike të kufirit. “Në deklaratën e nënshkruar është paraparë formimi i një grupi të përbashkët punues për përcaktimin e kufirit, gjë që në bazë të Nenit 7 të Marrëveshjes paraqet fazën përfundimtare të procesit demarkacionit dhe lë mundësi për korrigjime eventuale teknike, me rastin e demarkimit të kufijve në teren. Me zgjidhjen e çështjes së demarkacionit edhe me një vend tjetër fqinj, Mali i Zi është konfirmuar si një anëtar i përgjegjshëm dhe i besueshëm i NATO-s”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi.

Sipas kësaj komunikate, duke mbrojtur interesat e saj, Mali i Zi në vazhdimësi i kontribuon stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit, gjë e cila, ndër të tjera, është në përputhje me Strategjinë e miratuar së fundmi të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e personaliteteve që refuzuan dekoratën e presidenti të…