Mali i Zi zgjedh sot presidentin, shqiptarët mbështesin Gjukanoviqin
Sot votohet në zgjedhjet presidenciale të Malit të Zi, të cilat cilësohen tejet të rëndësishme për qëndrueshmërinë dhe për të ardhmen e këtij vendi.
Në garë marrin pjesë 7 kandidatë, por beteja zhvillohet mes kandidatit të partisë në pushtet, Milo Gjukanoviq ish-kryeministër dhe rivalit të tij të pavarur Mladen Bojaniç.
Sondazhet japin fitues që në raundin e parë ish-kryeministrin Gjukanoviq, megjithëse fjalën e fundit do ta thotë vota e qytetarëve.
Gjukanoviq, një veteran i politikës u kthye me forcë në skenë dhe premton vazhdimin e rrugës evropiane të vendit.
Rivali i tij Bojaniç, nuk kundërshton anëtarësimin në BE, por duket qartë që anon nga raportet më të forta me Moskën.
Në këto zgjedhje, faktori shqiptar në Malin e Zi ka premtuar mbështetje për Gjukanoviqin duke i rritur ndjeshëm mundësitë e tij për të realizuar parashikimin e sondazheve.