Maliqi: 30 për qind e shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Britani janë deklaruar ‘të pafe’
Analisti Agon Maliqi, ka publikuar një sondazh që ishte realizuar në Britani të Madhe, ku respodentët kishin treguar për bindjet e tyre fetare.
Në këtë anketë që e ka publikuar Maliqi, 30 për qind e shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në Britaninë e Madhe janë deklaruar si “të pafe”.
“Në regjistrimin e popullsisë (censusin) e bërë në Britani të Madhe, prej 30,000 kosovarëve që banojnë në këtë shtet, 48 për qind janë deklaruar myslimanë, gati 30 për qind si të ‘pa fe’, ndërsa 10 për qind të krishterë. Pyetja shtrohet: a po i rrejnë kosovarët anketuesit në Britani se janë të pa fe prej ndonjë kompleksi, apo po i rrejnë anketuesit në Kosovë se janë myslimanë prej marres? Apo emigracioni në Britani të Madhe nuk është përfaqësues i shoqërisë kosovare në përgjithësi, dhe atje kanë shkuar më shumë shtresat shoqërore më sekulare? Gjithsesi, rast për t’u studiuar. A ka dikush të dhëna krahasuese për censuset në Gjermani dhe Zvicër?”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.