Maliqi: Basha po tregohet manipulues kur thotë se 85 për qind e votuesve u ‘deklaruan’ kundër Ramës

01 korrik 2019 | 08:53

Analisti Shkëlzen Maliqi ka komentuar procesin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri.

Ai ka thënë se PS-ja është në nivelet e elektoratit besnik.

Maliqi ka theksuar se Lulzim Basha tregohet absolutisht manipulues kur thotē se 85 për qind e votuesve në Shqipëri janë “deklaruar” kundër Edi Ramës dhe PS-së.

“Nëse kjo do të ishte e vërtetë, nëse ky është disponimi i vërtetë i shqiptarëve, atëherë na imponohet konkludimi se Basha dhe PD-ja paskan bërë gabim kolosal duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet, sepse po të dilnin në zgjedhje do të merrnin nëse jo 85 për qind atëherë 50 për qind ose 40 për qind të votes nga totali për ta mposhtur legalisht Edi Ramen dhe PS-në”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se duke iu referuar KQZ-së se pjesemarrja në zgjedhje ka qenë 21.6 për qind e votuesve të regjistruar kjo përqindje është absolutisht e krahasueshme me përqindjet e PS-së në zgjedhjet e vitit 2013 – 21.7 për qind dhe të vitit 2017 = 22.1 për qind, kur PD-ja ka pasur ngecje të madhe (2013 = 16 për qind  2017 – 13.2 për qind).

Shkrimi i plotë i Maliqit:

ZGJEDHJET NE SHQIPERI

Pas çdo zgjedhjeve ne Shqiperi, njesoj edhe ne Kosove, manipulohet me perqindjen e votuesve qe kane dale ne zgjedhje per faktin se ne listat zgjedhore figurojne shume me teper votues se qe jane “rezidente” dhe realisht dalin ne zgjedhje. Kjo per arsye se pjesa dermuse e diaspores nga Shqiperia dhe Kosova figuron ne listat zgjedhore, e kane te drejten e votes, por nuk votojne.

Ne tri zgjedhjet e fundit ne Shqiperi perqindja e daljes krahasuar me totalin e listes ka qene: 2013 (parlamentare) – 53.3 %, 2015 (vendore) – 48 %, 2017 (parlamentare) – 46 %.  Nderkaq qe perqindja e perkrahjes reale qe e kane partite politike matet me me perqindjet e elektoratit aktiv qe perbehet nga votuesit qe jetojne ne Shqiperi. Kjo eshte arsyeja pse vota e sotme per subjetet qe kane dale ne zgjedhje duhet te jete shume afer elektorateve te tyre besnike. Pasi qe KQZ-ja per sot ka thene se pjesemarrja ne zgjedhje ka qene 21.6 % e votuesve te regjistruar kjo perqindje eshte absolutisht e krahasueshme me perqindjet e PS-ne zgjedhjet e vitit 2013 – 21.7 %, dhe te vitit 2017 = 22.1%, kur PD-ja ka pas ngecje te madhe (2013 = 16 %,  2017 – 13.2 %).

Prezentimi i perqindjeve reale te votes se fituar nga elektorati aktiv, qe edhe shnderrohet ne mandate, krijon figurat me reale te suksesit dhe mossuksesit te partive. Ne kete perllogaritje, raporti PS / PD qendron kesisojit:  2013 – PS 40.8,  PD 30.1;  2017 – PS 47.6, PD 28.5.

Lulzim Basha tregohet absolutisht manipulues kur thote se 85 % te votuesve ne Shqiperi jane “deklaruar” kunder Edi Rames dhe PS-se.

Nese kjo do te ishte e vertete, nese ky eshte disponimi i vertete i shqiptareve, atehere na imponohet konkludimi se Basha dhe PD-ja paskan bere gabim kolosal duke djegur mandatet dhe bojkotuar zgjedhjet, sepse po te dilnin ne zgjedhje do te merrnin nese jo 85 % atehere 50 % ose 40 % te votes nga totali per ta mposhtur legalisht Edi Ramen dhe PS-ne.

Mirepo, jo, Basha e di mire se PS-ja eshte ne nivelet e elektoratit besnik, nderkaq qe PD dhe LSI as me koalicion nuk kane mundur te dalin fitues. Andaj Bashes mund t’i thuhet: mos genje me veten dhe opinionin, por reflekto gabimet dhe prano deshtimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas emërimit të trajnerit, Ballkani ka filluar të përforcojë skuadrën…