Maliqi dhe Lushtaku, në disiplinore

21 shkurt 2018 | 10:35

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të martën, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, ka bërë inicim të procedurës disiplinore për kapitenin e KF Feronikeli, Behar Maliqi dhe drejtorin sportiv të KF Drenica, Tahir Lushtaku.

Inicimi ndaj Maliqit është bërë me arsyen e ndërhyrjes së palejuar në lojtarin kundërshtar brenda zonës së rreptësisë, në ndeshjen Drita – Feronikeli. Ky futbollist në atë ndeshje ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Ndërsa inicimi ndaj drejtorit të Drenicës, Tahir Lushtaku, vjen si pasojë e asaj se Lushtaku pas përfundimit të ndeshjes ka hyrë brenda vijave kufizuese në fushë, duke shkuar në drejtim të gjyqtarit kryesor të ndeshjes, me ç’rast e ka sharë dhe ofenduar.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (Dega…