Maliqi e shpëton Llapin nga humbja
18 shtator 2019
| 18:01
Skuadra e Llapit ka shpëtuar nga humbja në ndeshjen ndaj Dritës, pasi e barazoi rezultatin në 2-2, pak minuta pa përfunduar ndeshja.
Pas pesë minutave vendasit kaluan në epërsi nëpërmjet Kastriot Selmanit, derisa mysafirët e barazuan në fillim të pjesës së dytë, autor i golit ishte Liridon Leci (50’). Tre minuta para fundit, Drita kaloi në epërsi me golin e Gilberto Fortunatos, por Llapi i Tahir Batatinës nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë rezultatin një minuta pa përfunduar ndeshja.
Enis Zabergja gjuajti fuqishëm nga largësia, kurse portieri mysafirë nuk arriti të kontrolloi topin dhe nga afërsia Behar Maliqi shënoi për 2-2.
/Epoka e re/