Maliqi kërkon nga Pantina ta shtyjë përpara ligjin për RTK-në
11 maj 2018
| 22:02
Kryetarja e Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Afërdita Maliqi, ka kërkuar nga shoqja e vet deputete, Shqipe Pantina, që ta shtyjë përpara Ligjin për RTK-në i cili është duke u trajtuar në Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.
Ajo gjatë emisionit “Lemza” në “Tribuna Channel”, ku ishte e ftuar deputetja Pantina, ka folur për shoqërinë me deputeten e PSD-së.
Ndërsa Pantina e cila ka qenë protagonistja kryesore në emisionin “Lemza”, ka folur për fëmijërinë e saj, familjen, shkollimin dhe karrierën politike.