Maliqi komenton fjalën ‘hajvana’: Kurti e ofendoi rëndë opozitën, në Turqi i bie ‘kafshë’

09 prill 2025 | 09:38

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Maliqi tha se një rezultat i tillë nuk i dha përparësi asnjë subjekti politik dhe sipas tij vendi do të shkojë në një gjysëm-bllokadë për shkak të arrogancë së Kurtit.

Ai tha se i njëjtit i ofendoi rëndë natën e zgjedhjeve liderët e partive opozitare duke i quajtur ‘hajvana’ që nga turqshtja do të thotë kafshë.

“Rezultati i zgjedhjeve të themi se është shumë i mirë, sa i përket elektoratit, askujt nuk i ka dhënë përparësinë. Vërtet e ka përparësinë Albin Kurti por nuk i ka raportet e mira me askënd dhe si duket nuk duan t’i shkojnë as në këto mbledhje. Në parlament shkojnë se duan të konstituohet parlamenti, i kanë dërguar nënkryetarët….kështu do të jemi në një gjysëm-bllokadë të shkaktuar prej arrogancës dhe veprimeve të Kryeministrit natën e zgjedhjeve kur i ofendoi rëndë liderët e opozitës bile edhe elektoratin, të gjithë ata që i kanë votu këto partitë e tjera rivale, i quajti këto ‘hajvana’ e këto ‘hajvanllëk’, janë fjalë turke që thojnë kafshë. Nëse do ta thoshte në kuptimin e Aristotelit, ai njeriun e definon si ‘kafshë politike’ për me e dallu nga kafshët sepse merremi me politikë sepse jemi njerëz. Nuk kërkoi as falje e asgjë, po mundohet me e bë me pakica, e ka se edhe aty e ka se edhe aty e ka pak si zor me ba 61 vota” tha Maliqi për “Gazeta Blic”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse jeni duke përdorur ende një telefon të vjetër, është…