Maliqi: Kosova duhet të ruajë partneritetin strategjik me ndërkombëtarët

26 janar 2018 | 22:03

Analisti Shkelzen Maliqi, vlerësoi se lidershipi i Kosovës në vitet e fundit nuk është treguar i dëgjueshëm ndaj faktorit ndërkombëtar, në këtë rast ndaj miqve tanë.

“Ka pasur raste kur nuk është dëgjuar zëri i miqve nga liderët kosovarë. P.sh rasti i zëvendës presidentit të ShBA-së, kur ai kërkonte që të miratohej demarkacioni”, ka thënë Maliqi në “Debat” të “RTK”-së.

Sipas tij, raportet e Kosovës dhe ShBA-së lidhen në këtë kohë me disa liderë dhe jo me Kosovën.

“Ne kemi qenë me fat që i kemi këta partnerë. ShBA-të i kemi partnerë strategjik dhe duhet t’i dëgjojmë ata. Ne jemi të pavarur, por procesi i pavarësimit të Kosovës ende nuk është kryer dhe mund të zgjasë edhe shumë kohë”, theksoi Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë (SBASHK) ka…