Maliqi largohet nga Llapi
07 gusht 2020
| 20:11
Mesfushori Behar Maliqi, nuk është më pjesë e Llapit. Vetë mesfushori ka publikuar lajmin përmes një postimi në “Facebook” ku ka falënderuar kryesinë e klubit dhe bashkëlojtarët.
33-vjeçari ishte pjesë e Llapit në dy sezonet e fundit, ku kaloi nga Feronikeli.
“Nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Llapi. Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkëlojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e KF Llapit, për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe”, ka shkrar Maliqi në profilin e vet në “Facebook”.