Maliqi largohet nga Llapi

17 dhjetor 2020 | 15:59

Mbrojtësi Bekim Maliqi e ka konfirmuar largimin nga KF Llapi. Maliqi ishte një ndër lojtarët titullar në formacionin e Tahir Batatinas në sezonin vjeshtor.

Ai përmes një postimi në “Facebook” bëri të ditur se nuk është më pjesë e Llapit dhe ka falënderuar trajnerin dhe klubin për mundësinë e dhënë.

“Nga sot nuk do jem pjesë e KF Llapi. Faleminderit trajnerit Tahir Batatina dhe gjithë stafit për besimin dhe mundësinë e dhënë”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver…