Maliqi, liderëve: Sa më shumë që i bëni thirrje BE-së, gjasat janë më të vogla të ndodh liberalizimi
09 nëntor 2018
| 12:33
Njohësi i proceseve politike Agon Maliqi ka thënë se sa më shumë që lidershipi ynë i bën thirrje BE-së (mos të flasim për kërcënimet) për liberalizim vizash, aq më të vogla janë gjasat që liberalizimi të ndodh.
Sipas tij, fakti se këta janë në pushtet u jep shumë vendeve të BE-së pretekstin perfekt për të maskuar qasjen raciste ndaj Kosovës.
“Sa më shumë që lidershipi ynë i kriminalizuar i bën thirrje BE-së (mos të flasim për kërcënimet) për liberalizim vizash, aq më të vogla janë gjasat që liberalizimi me ndodhë. Fakti se ju jeni në pushtet ia jep shumë vendeve të BE-së pretekstin perfekt për me e masku qasjen raciste ndaj Kosovës”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/