Maliqi: LV-ja nuk po shkatërrohet, por po kthehet te elektorati i vet
Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, duke i komentuar zhvillimet e fundit brenda Lëvizjes Vetëvendosje (LV), ka thënë se zgjedhjet e qershorit, nuk kanë prodhuar unitet por fryrje të dy balonave përbërëse me dy liderë kryesor, Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin.
Në llogarinë e vet në “Facebook” ai ka shkruar se LV-ja nuk po shkatërrohet, por po kthehet te elektorati i vet 17 për qind.
Kurse balloni tjetër sipas Maliqit, beson se ka mjaft krah që të vazhdojë rrugëtimin si subjekt i ri duke shpresuar se e ka të paktën 1/3 e elektoratit të qershorit, pra mbi 10 për qind, që e bën forcë parlamentare më të madhe se AAK-ja dhe Nisma.
Postimi i plotë i Shkëlzen Maliqit:
Ata që po thonë se LV-ja po vetëshkatërrohet, nuk e kuptojnë se çka po ndodh. Si lëvizje dhe parti me strukturë amalgame (të pashkrirë), fryrja e saj në subjekt më të madh në zgjedhjet e qershorit, nuk ka prodhuar unitet por fryrje të dy balonave përbërës me dy liderë kryesor, Albinin dhe Shpendin, që fryrjen e kanë parë si kontribut të vetin. LV-ja kështu nuk po shkatërrohet, por po kthehet te elektorati i vet 17 % (plus rritja eventuale?) kurse krahu, balloni tjetër beson se ka mjaft krah që të vazhdojë rrugëtimin si subjekt i ri duke shpresuar se e ka të paktën 1/3 e elektoratit të qershorit, pra mbi 10 %, që e bën forcë parlamentare më të madhe se AAK-ja dhe Nisma. Me këtë subjekt të ri ndryshon edhe problemi i numrave për qeverisje që bllokonte ose vështirësonte vendimmarrjen që nga viti 2013.