
Maliqi me analizë: KFOR-i, instanca e fundit e protektoratit deri në marrëveshjen finale Kosovë-Serbi
16 shtator 2024
| 12:55
Publicisti dhe filozofi, Shkëlzen Maliqi, në një intervistë për “Danas” ka thënë se misioni paqembajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) është ende “instanca e fundit e protektoratit ndërkombëtar” në vend deri në arritjen e një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Është edhe marrëveshja që u arrit vitin e kaluar, por që politikanët popullist si Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq e vonojnë implementimin nga frika se mos humbin pushtetin”, ka thënë Maliqi.