Maliqi: Më falni!

19 shkurt 2018 | 11:50

Futbollisti i Feronikelit, Behar Maliqi është ndëshkuar më karton të kuq në ndeshjen ndaj Dritës.

Kapiteni i skuadrës nga Drenasi ka kërkuar falje për gjestin bërë, duke e pranuar se është fajtori kryesor për humbjen e skuadrës së tij.

“Dua t’i kërkoj falje kryesisë së klubit, shtabit teknikë, tifozëve të Feronikelit – ‘Tigrave te zi’, të gjithë sportdashësve të futbollit në Kosovë dhe sidomos bashkëlojtarëve të mi të cilët i lashë me 10-të lojtarë, dhe isha fajtori kryesor për humbjen e ndeshjes”, ka thënë Maliqi, duke shtuar: “Në reportazhet e ndeshjes shihet reagimi im jo sportiv, mirëpo nuk shihen disa sekonda të mëparshme të ndeshjes ku pata goditje dhe provokime nga ana e kundërshtarit. Gjithsesi pranoj se nuk ka justifikim që të sillem në atë mënyrë, dhe nuk duhet të më ndodh mua si një lojtar me eksperiencë. Këto sjellje nuk janë në karakterin tim dhe në kulturën time. Prandaj dua të shpreh keqardhjen time për reagimin në këtë ndeshje”.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrezatimi i telefonit celular mund të paraqesë rrezik për kancer…