Maliqi: Mospërfshirja e Kosovës në Samitin e Demokracive, kambanë alarmi
05 nëntor 2021
| 16:39
Politologu Agon Maliqi ka vlerësuar se mungesa e ftesës për Kosovën në Samitin e Demokracive duhet të lexohet si kambanë alarmi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se mospërfshirja e Kosovës në këtë samit është sinjal shumë i keq për nivelin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.
“Mirëmëngjesi popull liridashës. Kjo është sipas një raporti të Politico harta e shteteve në Evropë të cilave SHBA u ka dërguar ftesë për pjesëmarrje në Samitin e Demokracive në dhjetor. Mospërfshirja e Kosovës është sinjal shumë i keq për nivelin e marrëdhënieve dhe duhet të lexohet si kambanë alarmi”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.