Maliqi: Mostrajtimi i Asociacionit ‘pengesë kryesore’ për integrimin euroatlantik të Kosovës

30 shtator 2024 | 16:38

Studiuesi Agon Maliqi duke folur për çështjen e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, përkatësisht mostrajtimin e saj, ka thënë se mbetet “pengesa kryesore” e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe se qeveritë në ardhje duhet ta trajtojnë atë.

“Mendoj se qeveria e Kosovës, ndoshta jo kjo, do të duhet të merret me të sepse është një pengesë kryesore për integrimin euroatlantik të Kosovës”.

“Fatkeqësisht, kjo qeveri ka krijuar besimin në opinion se ne nuk mund t’i përmbushim obligimet e dakorduara, edhe pse ajo vetë e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit. Megjithatë, kushdo që vjen në pushtet pas zgjedhjeve të shkurtit, do të duhet të merret me këtë çështje – qoftë qeveria e Kurtit, koalicion i Kurtit me një parti apo koalicion i opozitës aktuale”.

“Do të duhet të fillojë me zbatimin e pjesës së marrëveshjes që ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe për të eliminuar pengesën kryesore për integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Kjo nënkupton jo vetëm pranimin në Këshillin e Evropës, por edhe garancinë se Kosova do të njihet nga pesë anëtarët e Bashkimit Evropian që nuk e njohin tani” ka thënë Maliqi në emisionin “Most” të “Radios Evropa e Lirë”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, ka…