Maliqi: Nuk është larg fitores as LDK-ja
Analisti politik Shkelzen Maliqi ka thënë se fituese e zgjedhjeve, nëse rinumrimet nuk bëjnë çudi, padyshim është Lëvizja Vetevendosje. Por, sipas tij nuk është larg fitores as LDK-ja.
Maliqi përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se duke hapur bisedat për koalicion me LDK-në, LV-ja ia pranon kësaj partie fitoren e king-maker, deri edhe të “shantazhimit” të postit të kryeministrit, ose të ndarjes joproporcionale të posteve ministrore.
“Për të zvogëluar fuqinë negociuse / shantazhuese të LDK-së si king-makere, LV mund ta shantazhojë LDK-në me përsëritjen e zgjedhjeve, duke e kërcënuar me një fitore edhe më dërmuese dhe decisive”, ka shkruar Maliqi.
Ai ka thënë se dy fituesit nuk duhet t’i hyjnē këtyre skenareve të shantazhimeve të ndërsjella.
Postimi i plotë i tij:
Fituese e zgjedhjeve, nëse rinumrimet nuk bëjnë çudi, padyshim është Lëvizja Vetevendosje. Por, nuk është larg fitores as LDK-ja ngase pa te LV nuk mund ta krijojë qeverinë. Në të vërtetë, jo vetëm teorikisht, LV e ka mundësinë që të negociojë partneritetin për qeverisje edhe me PDK-në, por këtë nuk do ta bëjë pa u vetëkomprimetua. Duke hapur bisedat për koalicion me LDK-në, LV ia pranon kësaj partie fitoren e king-maker, deri edhe të “shantazhimit” të postit të kryeministrit, ose të ndarjes joproporcionale të posteve ministrore. Për të zvogëluar fuqinë negociuse / shantazhuese të LDK-së si king-makere, LV mund ta shantazhojë LDK-në me përsëritjen e zgjedhjeve, duke e kërcënuar me një fitore edhe më dërmuese dhe decisive.
Megjithatë, arsyeja thotë se dy fituesit nuk do t’i futen këtyre skenareve të shantazhimeve të ndërsjella duke e kërkuar një format të kënaqshëm të bashkëqeverisjes dhe të ndarjes proporcionale të pushtetit. Albin Kurti mbase e ka autoritetin suprem në Lëvizjen Vetëvendosje, por në qeverisjen me LDK-ne do të duhej të dëgjonte mendimet dhe qëndrimet e partnerit, përndryshe koalicioni nuk do të funksionojë gjatë. Kjo është sfida më e madhe e fituesve të zgjedhjeve të 6 tetorit.