Maliqi: Opozita e deri djeshme vazhdon të çalojë te vota e grave

20 shkurt 2025 | 17:04

Politologu Agon Maliqi ka komentuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 9 shkurti.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, po çalojnë të çalojë te vota e grave.

Maliqi ka shkruar në “Facebook”  se këto parti brneda tyre kanë gra të fuqishme, por ende ju duhet kuota gjinore për disa kandidate për deputete.

“Opozita e deri djeshme vazhdon të çalojë te vota e grave. Të treja partitë kanë gra të fuqishme të votuara por vazhdojnë të kenë nevojë për kuotë për disa kandidate, për dallim prej VV që i ka të gjitha deputetet pa kuotë, madje edhe shkon përtej kuotës. Sipas exit poll të UBO, disbalanci gjinor mbetet i lartë teksa 47% të grave votuan për VV (pra më shumë se popullsia e përgjithshme 40%). Kjo pjesërisht shpjegohet me një varg politikash sociale. Por besoj se një pjesë të përgjegjësisë vazhdojnë ta kenë edhe mediat pro-opozitare me këto panelet plot me burra që flasin me tone të ngritura”, ka shkruar Maliqi, duke shtuar se ende duhet përparim në këtë drejtim.

“Gratë boll i kanë burrat nëpër shtëpi dhe hapësira publike që sillen si sherifa, e besoj se – veçanërisht gratë urbane – dekurajohen dhe madje acarohen kur shohin skena odash edhe nëpër televizione. E di që shumë media po mundohen me ftu analiste gra dhe ato nuk vijnë, por çelësi këtu është me kriju frymë ftuese për gratë: në një debat të reallë ku mora pjesë, mule me ndërhy paneli me e ndërpre nji gru që ishte në panel. Përparim ka, por mirë është me u mbush mend hala në këtë drejtim”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka thënë se Uashingtoni beson se…