Maliqi: Opozita s’duhet ta imitojë LV-në në raport me dialogun e Brukselit

20 qershor 2021 | 13:44

Analisti politik Shkëlzen Maliqi ka kritikuar qasjen e opozitës në raport me dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë për gazetën “Epokën e re” se subjektet opozitare nuk duhet ta imitojnë Lëvizjen Vetëvendosjen duke kundërshtuar politikat transformuese të kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut me Serbinë.

“Opozita e ka gabim, nuk duhet ta imitojë Vetëvendosjen duke kundërshtuar politikat transformuese të kryeministrit Kurti. Fakti se Kurti tani po pranon dialogun, afirmon aspektet pozitive të dialogut në të kaluarën që e kanë mundësuar rrumbullaksimin e tërësisë territoriale të Kosovës, pasi që Marrëveshja e Brukselit mundësoi vendosjen e pikave doganore të Kosovës në Veri, nxiti integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e Kosovës etj”, ka thënë Maliqi.

Ai ka bërë me dije se pasi që Kosovës t’i hapet rruga e integrimit në BE, do të kemi një fazë më të avancuar të integrimit të serbëve në veri të vendit.

“Kuptohet se këto procese u manipuluan nga Beogradi duke krijuar Listën Serbe që i shërben Beogradit për t’i kontrolluar proceset politike në Kosovë, por kur një herë e pa kthim fuqizohet shtetësia e Kosovës, dhe kur Kosovës i hapën rrugët për integrime të papengura në BE dhe NATO, do të kemi një fazë më të avancuar të integrimit të serbëve në veri të Kosovës. Nëse ka dyshime në zhvillimet pozitive në këtë drejtim, si edhe më herët, nuk do të duhej të ishin shqiptarët ata që pengojnë këto procese, por t’i lëmë Beogradit ta demonstrojë fytyrën e vërtetë të politikave të tyre retrograde”, ka thënë Maliqi.

Intervistë / Nëse Kosova tregohet konstruktive në dialog, pesha e kompromiseve do t’i bjerë Serbisë

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) ka nevojë për emigrantët si për arsye…