Maliqi pas vendimit të Kurtit për Manastirin: Çka është folur dhe premtuar më parë ka qenë diskurs popullist mashtrues
Shkelzën Maliqi, analist, ka komentuar pajtimin e Qeverisë së Kosovës me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.
Ai ka thënë se Manastiri duhet të hapet edhe për vizitorët e tjerë, jo të mbetet siç thotë ai “bunker serbo-ortodoks”.
Maliqi ka thënë se vendimi është i ligjshëm dhe domosdoshëm, por theksoi nevojën që ky objekt fetar të jetë i hapur.
”Vendimi i Qeverisë për Manastirin e Deçanit ka qenë ligjërisht dhe politikisht i domosdoshëm, çka është folur dhe premtuar më parë ka qenë diskurs popullist mashtrues. Çka mundet me ndërmarrë Qeveria është kompenzimi meritor i komunës se Deçanit për hektarët dhe dëmet e shkaktuara. Po kështu të bëhet një marrëveshje që Manastiri të mos mbetet institucion i mbyllur dhe “botë në vete” , por të hapet gradualish për të gjithë vizitorët e interesuar. Nëse Unesco e ka shpallur monument të trashëgimisë botërore, nuk mund të mbetet bunker serbo-ortodoks. Shqiparët tradicionalisht kanë ditur ti mbrojnë dhe respektojnë objektet e kultit ortodoks, le tua kthej edhe Kisha ortodokse respektin shqiptarëve dhe shtetit ligjor që po ndërtohet në Kosovë”, ka thënë ai.