Maliqi për marrëveshjen LV-LDK: Ai që lëshon pe do të jetë fitues, kokëforti humbës
19 janar 2020
| 16:51
Njohësi i proceseve politike në vend, Shkëlzen Maliqi, ka komentuar përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje (LV) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Maliqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se ai që lëshon pe në bllokadën aktuale do të jetë fitues, ndërsa kokëforti humbës.
“Ai që lëshon pe në bllokadën aktuale të bërjes së koalicionit do të jetë fitues te votuesit e zhgënjyer postzgjedhor, kurse kokëforti humbës”, ka shkruar Maliqi.
/Epoka e re/