Maliqi: Shoqëria civile e Kosovës sot është një tufë qyqarësh e tryezave të rrumbullakëta

30 nëntor 2024 | 20:31

Analisti, Agon Maliqi, ka kritikuar ashpër Shoqërinë Civile në Kosovë.

Ai u shpreh se kur t’ju vijë radha atyre të jenë shënjestër si të dyshimtë nuk do të ketë hapësirë publike që dikush me i mbrojtë.

Postimi i plotë:

Me disa përjashtime të spikatura, shoqëria civile e Kosovës sot përndryshe është kthyer në rastin më të keq në një servis disciplinues qeveritar me botëkuptime proto fashiste mbi shtetin. Ndërsa në rastin më të mirë është një tufë qyqare e tryezave të rrumbullakëta e nënshtruar ndaj hegjemonisë autoritare, e paguximshme për t’i dalë zot parimeve demokratike që thurren aq bukur nëpër propozime për donatorë. Të dashur, absolutisht e meritoni atë që ka me ju gjetë kur t’ju vjen radha juve me qenë në shënjestër të qitjeve si njerëz të dyshimtë, veç s’di a ka me mbet hapësirë e mjaftueshme publike që dikush me ju mbrojtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë e kanë dënuar…