Maliqi: Veprimet e Gjykatës Speciale hedhin dyshime mbi integritetin e procesit

17 dhjetor 2024 | 11:35

Politologu Agon Maliqi ka reaguar pas raportimit të djeshëm në “Naiconale”, ku është bërë me dije se udhëheqësit e Gjykatës Speciale kanë pasur një takim me diplomatë.

Sipas burimeve të gazetës, aty janë përmendur edhe deklaratat e Richard Grenell për lirimin e Thaçit.

Për Maliqin, veprimet e Dhomave të Specializuara vitin e fundit, kanë hedhur dyshime mbi integritetin e procesit.

“Normalisht përmbahem nga komentimi i proceseve gjyqësore dhe ‘shtrij qafën’ duke mbështetur Dhomat e Specializuara kur kishte përpjekje për ta zhbërë atë. Megjithatë, më duhet të them se gjatë vitit të fundit ajo krijoi shumë shfaqje të konfliktit të interesit dhe hodhi dyshime mbi integritetin e procesit”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi…