Maliqi: Vuçiqi do të detyrohet ta nënshkruajë marrëveshjen finale

06 tetor 2023 | 11:42

Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka pyetur se a po amnistohet presidenti serb, Aleksandër Vuçiq dhe Serbia pas skenarit të dështuar në Banjskë.

“A po amnistohen dhe ‘përkëdhelen’ sërish Vuçiqi dhe Serbia pas skenarit makabër të dështuar në Banjska si dhe cirkusit me ‘masat’ e ndërmarra ndaj kryeterroristit Radoiçiq? Në dukje po, Vuçiq mbetet bashkëbisedues i vetëm që përfaqëson Serbinë në tryezat e rëndësishme politike ku diskutohet kriza në rajon dhe si duhet të procedohet tutje”, ka shkruar Maliqi në “Facebook”.

Në këtë kontekst, Maliqi ka thënë se Vuçiqi do të detyrohet ta nënshkruaj marrëveshjen finale me Kosovën.

“Vuçiqi do të detyrohet të nënshkruaj marrëveshjen finale dhe çka do të ndodh me te mund ta mësoj nga fati i idolit të tij Millosheviqit, të cilin po ashtu e ‘përkëdhelnin’ deri sa nënshkruante marrëveshjet, por u ndëshkua për mosfirmosjen e Kosovës, e pastaj edhe Serbia e dorëzoj me qejf në Hagë. Sa i përket qëndrimit të Kosovës për vdekjen e dialogut, duhet të kujtohemi se  kryeministri Kurti e ka lënë blanko premtimin e firmosjes së marrëveshjes, që është edhe një element i kapitalit të diplomacisë për finalizimin e procesit të Brukselit. Vetëm se është një mesazh paralajmërues nëpër muret e ndërtesave në Prishtinë, i lënë nga ish kamaradët e Kurtit, që ndërkombëtarët ndoshta nuk e kanë përkthyer: ‘do të ju mashtroi!’. Shpresoj se mesazhi vlen vetëm për ata kosovarë, jo të pakët, që ende besojnë në të”, ka shkruar Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele…