Maliqi: Vota e sovranit udhëzon reforma dhe pragmatizëm, jo revolucion
Njohësi i çështjeve politike, Shkelzen Maliqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ta ndaj pushtetin me forcën e dytë, nëse e gjejnë formulën e pajtimit të programeve.
Maliqi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se sovrani ka vendosur që ta ndajë votëbesimin në tri pjesë pothuajse të barabarta
“Një konstatim joeuforik për votën e sovranit. Ai ka vendosur që ta ndajë votëbesimin në tri pjesë pothuajse të barabarta: LVV, LDK dhe ish-koalicioni i ndëshkuar PAN të elektorati shqiptarë i kanë nga rreth 33 për qind dhe rreth 1 përqindëshi i mbetur do ta bëjë diferencën, sepse me meritë do t’i jepet subjektit të paprovuar në pushtet, LVV-së”.
“Ndëshkimi i PAN-it është absolut, por fituesi i padyshimtë LVV është relativ, duhet ta ndaj pushtetin me forcën e dytë, nëse e gjejnë formulën e pajtimit të programeve, të mënyrës së qeverisjes dhe të riparimit të raporteve seriozisht të dëmtuara me ShBA-të dhe BE-në. Nëse kjo gjë shpërfillet do të mund të kemi sërish probleme. Vota e sovranit udhëzon reforma dhe pragmatizëm, jo revolucion”, ka shkruar Maliqi.
/Epoka e re/