Malisheva barazon me Prishtinën në ndeshjen debutuese në Superligë

22 gusht 2021 | 18:55

Skuadra e Malishevës ka debutuar me barazim në Superligën e Kosovës në futboll, pasi luajti baras me Prishtinën me rezultat 1-1.

Në minutën e 13-të, Vangjeli bëri një gabim amatoresk, kurse Hasan Hyseni e shfrytëzoi për mrekulli dhe shënoi për 1-0. Në minutat në vazhdim të dyja skuadrat patën rastet e veta, por asnjera nuk i shfrytëzoi deri në minutat shtesë. Në minutën e dytë shtesë, Donart Vitija u ndeshka me kartonin e dytë të verdhë dhe nga ndërprerja me se miri në zonë u gjend Leotrim Bekteshi që realizoi për 1-1. Në këtë mënyrë Malisheva e lëshoi nga duart fitoren e parë në Superligë.

Në anën tjetër kampionët e Prishtinës duhet të kërkojnë fitoren e parë në edicionin e ri në xhiron e dytë, derisa në këtë ndeshje shpëtoi me shumë fat nga humbja.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bernardo Silva ka vendosur të largohet nga Manchester City gjatë…