Malisheva bëhet me stadium, vitin e ardhshëm edhe me pishinë gjysmolimpike
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë përurimin e stadiumit të Malishevës.
“Është moment i veçantë për mua, për Qeverinë e Republikës së Kosovës, edhe për Komunën e Malishevës dhe qytetarët e saj, që më në fund po e realizojmë një ëndërr të kamotshme të të gjithë sportistëve e sportdashësve, që edhe Malisheva ta ketë infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive, përkatësisht realizimin e sportit të futbollit”, ka thënë Gashi, duke shtuar: “Ministria e Sportit vitin e ardhshëm do t’i fillojë punimet për ndërtimin e pishinës gjysmolimpike në Komunën e Malishevës, marr për shkas që kjo komunë njihet për traditën që ka në këtë lëmë sportiv”.
Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e falënderoi ministrin Gashi për bashkëpunimin e ngushtë dhe ndihmën që ofron për Komunën e Malishevës.
/Epoka e re/