
Malisheva deklasoi në miqësore Dardanet
26 janar 2020
| 16:07
FC Malisheva në ndeshje miqësore e ka shkatërruar FC Dardanet (7-1).
Futbollistët e Malishevës kanë dominuar ndeshjen dhe kanë realizuar gola nga aksione shumë të rrjedhshme. Një test i mirë për skuadrën që me meritë kanë arritur të fitojnë ndeshjen e sotme.
Nga dy gola për Malishëven i kanë shënuar Isa Eminhaziri, Liman Morina, kurse nga një gol e shtuan Caner Gzimi, Edonis Krasniqi dhe Jetmir Kacoli.