Malisheva deklason Gjilanin

12 mars 2025 | 16:02

Skuadra e Malishevës ka shkëlqyer në përballje me Gjilanin, pasi e ka mposhtur me rezultat 4-1.

Vendasit ishin me dominues, por golin e parë e shënuan vetëm në fund të pjesës së parë më anë të Arbër Prekazit. Pas pushimit, Malisheva sërish ishte skuadër më e mirë, duke shënuar në minutën e 56-të, Altin Aliu ishte realizues.

Nëntë minuta me vonë, Oltion Bilalli ngushtoi rezultatin 2-1, po kjo ishte e tera që e arriti Gjilani në këtë ndeshje. Në vazhdim të ndeshjes, Aliu realizoi edhe dy gola të tjerë për të kompletuar tregolshin në këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Pas kësaj fitore, Malisheva barazohet me Ballkanin me nga 40 pikë, kurse Gjilani vazhdon të jetë në pozitën e katërt më 34 pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në hapësirat e Drejtorisë së Përgjithshme, zëvendësdrejtori i Policisë së…