Malisheva e fortë për Dukagjinin, Gjilani fiton ndaj Feronikelit ‘74
Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll. Malisheva para tifozëve të saj, ka arkëtuar tri pikë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës duke mundur Dukagjinin, me rezultat 2-1.
Drilon Hazrollaj (19’), zhbllokojë lojën duke kaluar Malishevën në epërsi prej 1-0, derisa Solomon (43) barazoi shifrat në 1-1, duke e rikthyer në lojë skuadrën klinase.
Malisheva mirë e nisi pjesëlojën e dytë dhe përmes Laurent Xhylanit (56’), realizoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën nikoqire.
Pas kësaj fitore, Malisheva ka 25 pikë aq sa Ballkani, tri më pak se lideri i tabelës, Drita, kurse, Dukagjinin është në mesin e tabelës me 17 sosh.
Fitore të thellë ka shënuar Gjilani, e cila në udhëtim mundi Feronikelin ’74, me rezultat 0-3.
Alban Prapashtica (10’), Oltion Billalli (21) dhe Edi Basa (62’), shënuan nga një gol për fitoren e gjilanasve të cilët tani kanë 17 pikë në pozitën e gjashtë, kurse, Nikli mbetet e fundit me vetëm tre sosh.