Malisheva e njofton Istogun me humbje
02 tetor 2019
| 18:02
Skuadra e Malishevës e ka fituar derbin e ligës së Parë ndaj Istogut (1-0), në ketë mënyrë e ka marrë kryesimin në ketë rang garash. Golin e vetëm në derbin e javës së shtatë e shënoi sulmuesi më përvojë të madhe në futbollin e Kosovës, Nikoll Dushi.
Në ndeshjen tjetër që është zhvilluar sot në Pejë, Besa dhe Trepça ndanë pikë duke luajtur 1-1. Ramiz Sadiku e mposhti Onixin (1-0), derisa Ulpiana triumfoi ndaj 2 Korrikut (1-2).
LIGA E PARË
Vllaznia – Arbëria 2-4
Ramiz Sadiku – Onix 1-0
Malisheva – Istogu 1-0
2 Korriku – Ulpiana 1-2
Besa – Trepça1-1
Të enjten takohen:
Drenasi-Liria
KEK-u-Vëllaznimi
Vitia-Dardana
/Epoka e re/