Malisheva fiton tri pikë të arta ndaj Ulpianës

16 prill 2022 | 17:31

Malisheva ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Ulpianës, në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.

Golin e vetëm dhe të fitores për Malishevën, e shënoi Ronald Sobowale, në minutën e 18-të.

Raste të tjera kishte nga të dy skuadrat, mirëpo në fund ndeshja u mbyll me fitoren e Malishevës.

Malisheva pas fitores kalon në pozitën e gjashtë me 38 pikë, pas 28 ndeshjeve, teksa Ulpiana mbetet në vendin e parafundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, e ka publikuar renditjen e…