
Malisheva i kthehet fitores, mposht Ferizajn
18 shkurt 2025
| 16:30
Malisheva i është rikthyer fitores në Superligën e futbollit.
Skuadra e Bekim Isufit e ka mposhtur Ferizajn në ndeshjen e fundit të xhiros së 20-të të ligës elitare.
Vendësit kanë fituar me rezultat 3:2 duke i dhënë fund serisë prej katër ndeshjesh pa fitore.
Golat për mikpritësit i kanë shënuar Dreni Kryeziu, Laurent Xhylani dhe Drilon Hazrollaj. Falë kësaj fitoreje, Malisheva e ka përforcuar pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë, tri më pak se Ballkani, i cili është i dyti. Ndërkohë, Ferizaj e lëshoi mundësinë që të ngritët në tabelë, ndërsa e sheh veten në një pozitë të rrezikshme, atë të tetë me 23 pikë.